Alketa Xhafa Mripa, një artiste që inspiron në PLATFORMA Festival

5 Tetor, 2017 - 4:48 pm

Ajo është një artiste e rrallë e cila po aktivizohet çdo herë e më shumë në skenat e ndryshme të artit.

Alketa Xhafa Mripa është inspirim. Madje, ajo është ftuar si një artiste që inspiron në edicionin e këtij viti të PLATFORMA Festival. Në mes të datave 19-31 korrik, edicioni i katërt i festivalit për dhe me refugjatë e emigrantë këtë vit udhëton në Newcastle, Gateshead, Stockton dhe Middlesborough.

Alketa, artistja e cila së fundmi është lidhur fort me kauzën për refugjatët dhe trajtimin e tmerrshëm që bota po i bën atyre, është e ftuar për një bisedë artistike në Newcastle, shkruan KultPlus.

Alketa ka treguar për KultPlus se gjatë kësaj paraqitjeje ajo do të flasë për fuqinë e artit dhe rëndësinë e artistëve në shoqërinë e sotme moderne. Ajo do të japë edhe detaje mbi punën e saj “Refugees Welcome” e cila shëtiti goxha mirë në mbarë Anglinë.

Manif Halbouni dhe Farhad Berhaman janë dy artistët tjerë të ftuar në dy ditët kryesore të Festivalit PLATFORMA.

Alketa do të flasë në festival me datë 28 tetor, në ditën e dytë të PLATFORMA.
Hera e fundit kur Alketën e kemi parë në Kosovë ishte në kuadër të Autostrada Biennale, me një performancë provokative dhe domethënëse mbi thyerjen e kufijve. / KultPlus.com

Të ngjajshme