Besnik Xhemaili pjesë e Bienales Ndërkombëtare të Grafikës në Bullgari

Gusht 12, 2017 - 2:40 pm

Në Varne të Bullgarisë është hapur Bienali Ndërkombëtar i Grafikës. Në këtë bienale ka marrë pjesë edhe artisti nga Kosova Besnik Xhemaili, shkruan KultPlus.

Kjo Bienale e grafikës këtë vit shënoi edicionin e 19-të dhe mbahet çdo dy vite në Varne.

Ndonëse kanë konkurruar më shumë se 700 grafistë nga mbarë bota, në këtë bienale janë përzgjedhur 475 artistë dhe në mesin e tyre nga Kosova është përzgjedhur punimi “Drunjët” i artistit Besnik Xhemaili.

Xhemaili ka treguar për KultPlus se ky punim është realizuar me tekniken e litografisë.

Bienalja është hapur më 11gushtë dhe do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit shtatorë. / KultPlus.com

Të ngjajshme