Garazhi i veturave në Gjilan, shndërrohet në një Galeri Arti

13 Tetor, 2017 - 2:57 pm

Din Azizi, Jeton Muja, Kushtrim Zeqiri, Avni Shkodra, Kushtrim Sylejmani dhe Avni Rudaku janë artistët pjesëmarrës të cilët për një natë do të shndërrojnë një garazhë të veturave në një galeri arti, shkruan KultPlus.

“Art Lovers are prezent”, është ngjarja kulturore që do të mbahet në Gjilan, pikërisht në garazhën e veturave “Te Mufa”, ku organizatorët kanë njoftuar se puna kuratoriale mbështetet edhe nga ndarja e përvojës si mjeshtër-automekaniku.

“ “Art lovers are present” mëton të tallet me secilin përgjegjës mbi hapësirat, me secilin që nuk mundëson hapësira të reja për art, me secilin që zotohet për zgjerim hapësirash e vetëm i ngushton ato nga shpirtngushtësia dhe prej frikës nga e bukura. Prandaj, ekspozita në garazhë nuk e përjashton edhe bërtimën, revoltën, refuzimin dhe rezistencën”, thuhet në këtë njoftim. Kjo ngjarje kulturore do të mbahet më 15 tetor, në ora 19:00./KultPlus.com

Të ngjajshme