URACult Classics organizohet të dielën në Köln të Gjermanisë

14 Prill, 2018 - 10:59 am

Pas suksesit të edicionit të parë të “URACULT CLASSICS” vitin e kaluar, shoqata kulturore URACult nga Kölni, të dielën organizon për herë të dytë mbrëmjen e muzikës klasike.

Këtë vit në sallën e bukur të Altes Pfandhaus në Köln, në skenë do të jenë profesorët e Fakultetit të Muzikës së Univerzitetit “Haxhi Zeka” nga Peja. Në mbrëmjen që mban emrin “Tingujt e Bjeshkëve të Rugovës” dhe e cila do të moderohet nga dirigjenti dhe pianisti Desar Sulejmani që jeton dhe vepron në Gjermani, profesorët pejanë publikut gjerman do ti prezentojnë vepra të kompozitorëve shqiptarë si: Bashkim Shehu, Rauf Dhomi, Rafet Rudi, Viçenc Gjini, Mendih Mengjiqi etj.

Në piano do të performojnë Mimoza Pajaziti-Drançolli, Syzana Jakupi dhe Desar Sulejmani, Dardane Nallbani me flautë, Fatbardh Gashi me klarinetë e Arsim Kelmendi me oboe derisa Mezzospranja Besa Berberi do te prezentojë disa këngë të zgjedhura.

Kjo ngjarje kulturore është e para sivjet për URACult-in, shoqata e cila qe tri vite e gjysmë me aktivitetet të ndryshme kulturore kontribon në thellimin e shkëmbimit kulturor ndërmjet vendeve ballkanike dhe Gjermanisë. / KultPlus.com

Të ngjajshme