“Prishtina Kids Fest” fton fëmijët për audicion

3 Tetor, 2017 - 3:02 pm

“Prishtina Kids Fest”, që është edhe festivali i parë ndërkombëtar për fëmijë dhe që ka për qëllim zbulimin e vokalistëve më të mirë, ka hapë thirrjen për audicion, ku mund të aplikojnë fëmijët, shkruan KultPlus.

Organizatorët kanë bërë të ditur se konkursi është i hapur për të gjithë solistët brenda dhe jashtë Kosovës, dhe mosha e fëmijëve duhet të jetë prej 7 deri 15 vjet. Konkursi është i hapur deri më 16 tetor, kurse informata më të detajuara mund ti merrni në https://www.facebook.com/PrishtinaKidsFest/.

Seleksionimi i solistëve përgjatë audicionit do të bëhet nga juria e festivalit, kurse finalistët do të shkojnë në garë për çmimin Grand Prix, në mbrëmjen finale që do të mbahet më 29 tetor të këtij viti./KultPlus.com

Të ngjajshme