8 thënie inspiruese nga Steven Spielberg

17 Gusht, 2017 - 3:31 pm

Kemi shumë për të mësuar nga njeriu i cili qëndron prapa filmave tuaj më të preferuar klasikë si Jaws, E.T dhe Jurassic Park. Me imagjinatën dhe aftësinë e tij për të sjellë në jetë idetë e tij më të mëdha, njeriu i dashur i Hollywood, Steven Spielberg është një shembull për të gjithë.

Pasioni i tij, kreativiteti dhe motivimi tregojnë se gjithçka është e mundur. Nga një moshë e re, ai ishte gati për famë kinematografike.

Pasi u largua nga kolegji kur iu ofrua një mundësi në Universal Studios, Spielberg shtroi rrugën e tij drejt suksesit. Mirëpo, pas shumë vitesh si mogul i filmave dhe duke rritur shtatë fëmijë, Spielberg vendosi të kthehej në shkollë për t’iu dhënë shembull fëmijëve. Në moshën 55-vjeçare, ai diplomoi nga kolegji.

Shembuj të këtillë tregojnë se si gjenitë e filmave nuk na inspirojnë vetëm në ekran, por edhe jashtë ekranit. Dhe kemi shumë për të mësuar nga ai.

Shikoni këto tetë thënie nga njëri prej udhëheqësve më inspirues të Hollywood.

Për suksesin
“Jeta është një varg i fuqishëm dhe i gjatë i momenteve të cilat definojnë karakterin tuaj’’.

Për pasionin
“Dëgjoni atë zë i cili ju thotë se mund të bëni diçka. Asgjë nuk definon karakterin tuaj më shumë se ai’’.

Për motivimin
“Mos u largoni nga ajo e cila është e dhimbshme. Kontrollojeni atë. Sfidojeni atë.

Për udhëheqjen
“Puna juaj është të krijoni një botë e cila zgjat përgjithmonë’’.

Për të ardhmen
“Mënyra se si e krijoni një të ardhme më të mirë është duke studiuar të kaluarën’’.

Për fuqizimin
“Në momentet tuaja definuese, mos lejoni që gjendja juaj morale të luhatet nga komoditeti ose përshtatshmëria. Të qëndruarit në karakterin tuaj kërkon shumë guxim’’.

Për mënyrën e të menduarit
“Zëvendësoni frikën me kuriozitet’’.

Për ndryshimin
“Të gjithë ne, çdo vit, jemi persona të ndryshëm. Nuk mendoj se jemi personi i njëjtë gjithë jetën’’. / KultPlus.com

Të ngjajshme