“Anibar” hapë thirrjen për filma dhe shpalos datat e edicionit të nëntë

8 Nëntor, 2017 - 2:43 pm

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Animuar Anibar hap thirrjen për filma të animuar për edicionin e nëntë. Ky edicion i festivali do të mbahet me datat 13-19 Gusht 2018.

Anibar ka një gamë të gjerë të kategorive që janë në konkurrencë (të cilat janë të shënuara më poshtë) dhe pranon stile të ndryshme të animacionit, duke përfshirë animacion në kombinime me live-action.

Lista e plotë e kategorive të filmave:
– Ndërkombëtare,
– Student,
– Ballkan,
– Filmat e animuar të metrazhit të gjatë,
– Videoklipet e Animuara Muzikore,
– Kids and Teen.

Anibar do të ndajë gjashtë çmime në vlerë prej 3000 euro për filmat fitues dhe nga një kurorë (trofeu i Anibar). Data e fundit për të dërguarin filmin tuaj në Anibar është 30 Prill 2018./ KultPlus.com
Më shumë informata rreth rregullores dhe procedurave të aplikimit, klikoni në www.anibar.org/apply

Të ngjajshme