‘Anibar’ me program të fuqishëm vazhdoi edhe ditën e katërt të tij

18 Gusht, 2017 - 1:29 pm

Në Festivalin Ndërkombëtar të Animacionit ‘Anibar’, i cili aktivitetet e tij është duke i shtrirë në disa lokacione të ndryshme, dita aty fillon me katër workshopa ku punimet kanë filluar t’i marrin format e tyre përfundimtare, përcjellë KultPlus.

E mbas workshopave në orën 12:00 Tomas Volda në korridorin e kino “Jusuf Gërvalla” bëri një performacë artistike me një kukull e cila vizatonte njerëzit të cilët kalonin aty.

Në të njëjtën kohë në Kino u shfaq programi special: New Talents Visegrad kurse në teatrin ‘Istref Begolli’ u mbajt programi Kids3.

Në galerinë e arteve në Pejë, Maros Brojo mbajti ligjërata për jurinë e studentëve me temë vlerësimin e filmave të animuar.

Coffee and Talks këtë herë mirëpriti Lora D’Addazio drejtoreshë e “Juliette” film i cili u shfaq në Kino Liqenin në orën 20:30 një ditë përpara.

Më pas dita vazhdoi me “Grandel, Grandel, Grandel” nga Malcolm Turner një film i metrazhit të gjatë i cili u shfaq në orën 14:00 në kino ‘Jusuf Gervalla’. Ndërkohë në Galerinë e Arteve vazhduan leksionet për historinë e animacionit të Evropës Lindore nga Olga dhe Michal Bobroëski. Në orën 16:00 në Teatrin ‘Istref Begolli’ vazhdoi programi Teen2 kurse në Kino ‘Jusuf Gervalla’ u shfaq një program special: Best of fest Anca.

Ndërsa në orën 18:00 u mbajt Paneli i dytë i këtij edicioni me temën: Reclaim the City!, në Galerinë e arteve në Pejë, me Panelistët: Njomza Dragusha (Termokiss), Lulzim Hoti (7Arte), Malbora Krajku (Lumbardhi). Në orën 20:30 Student Program 2 u shfaq te Kino Liqenin kurse te Kino Kubat në ora 22:00 u mbajt International Program 3. Në Anibar Parties performuan Treesome dhe Dj Learta Lila.

Gjithashtu ditën e katërt ministrja e kulturës Vlora Dumoshi, së bashku me kryetarin e komunës së Pejës Gzmend Muhaxheri vizituan ekspozitën e Georges Schwizgebel në Galerinë e arteve të Pejës. / KultPlus.com

Të ngjajshme