Edi Rama: Lajm i bukur që filmi shqiptar “Dita zë fill” me premierë botërorë në Sarajevë

24 Korrik, 2017 - 1:35 pm

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Dita zë fill”, me regji të Gentian Koçit është përzgjedhur që premierën botërore të ketë në garën kryesore në një prej festivaleve më prestigjioze të rajonit, atë të Sarajevës, shkruan KultPlus.

Dhe pikërisht ky lajm nuk ka mbetë pa u vërejtur edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili, pa dyshim që këtë lajm e ka vlerësuar të jetë shumë i bukur. Ai në rrjetin social facebook u ka uruar ndjekësve të tij një ditë të mbarë, pikërisht duke vënë theksin mbi filmin e Koçit.

“MIRËMËNGJES 😀
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë lajm të bukur për filmin shqiptar “Dita zë fill” (Daybreak) që është zgjedhur të mbajë premierën botërore në garën kryesore të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë, 11-18 gusht 2017, një nga festivalet më të rëndësishëm në Europë”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë, filmi “Dita zë fill” flet për përpjekjen e një nëne të re për të mbajtur me thonj një vend pune në një mjedis të pasurish të rinj. Në këtë treg projekti i ri i Koçit po ndjek rrugën e kërkimit të producentëve të huaj./KultPlus.com

Të ngjajshme