Euroimages mbështet skenarin “Exil” të Visar Morinës

29 Qershor, 2018 - 1:52 pm

Në mesin e 30 projekteve të përzgjedhura nga Euroimages, është edhe skenari “Exile” i regjisorit kosovar Visar Morina, shkruan KultPlus.

Visar Morina, një regjisor tashmë i dëshmuar, me “Exile” ka fituar edhe disa çmime të tjera ndërsa Bordi i Menaxhimit të Fondit Euroimages i Këshillit të Evropës, në mbledhjen e tyre të 151-të të mbajtur nga 18 deri më 22 qershor 2018 në Montreal, pranoi të mbështeste 23 filma fiksion, 6 dokumentarë dhe 1 projekt filmi të animuar për një shumë totale prej 6,447,783 €. “Exile”, nga Euroimages, ka marrë gjithsej 199, 174 euro.

“Exile”, është një skenar që flet për një burrë 45 vjeçar i cili punon në një firmë farmaceutike dhe në një moment e krijon ndjenjën që kolegët e tij po tentojnë ta largojnë nga puna.

“Filmi ka të bëjë shumë me “bullying” (ngacmimin) ndërsa jam shumë i gëzuar për këtë nominim që na ka ardhur”, pati treguar Morina më herët për KultPlus./ KultPlus.com

Të ngjajshme