Fotografi nga kujtimi për aktorin dhe profesorin Faruk Begolli (FOTO)

24 Gusht, 2017 - 9:57 pm

Është organizuar mbrëmë në Prishtinë një kujtim i veçantë në dhjetëvjetorin e largimit nga jeta të aktorit dhe profesorit Faruk Begolli.

Në një atmosferë mes miqsh dhe artistësh e familjarësh, është festuar për jetën e Faruk Begollit por edhe është kujtuar vepra e tij dhe gjeneratat të cilat ai i ka edukuar e të cilët sot janë aktorë të dalluar në Kosovë.

Edona Reshitaj ka kënduar disa këngë ndërsa asaj i janë bashkuar edhe aktorët Armond Morina dhe Shengyl Ismaili. Në këtë kujtim kanë qenë të pranishëm edhe familjarë të profesorit Faruk Begolli.

Po i sjellim këtu disa fotografi nga kjo ngjarje. / KultPlus.com








Të ngjajshme