‘The handmaid’s tale’ fitues i tre çmimeve kryesore në Emmy

18 Shtator, 2017 - 9:23 am

I bazuar në novelën e autores kanadeze, Margaret Atwood, seriali televiziv ka marrë çmimin e dramës më të mirë, të regjisorit më të mirë për Reed Morano dhe të aktores më të mirë për Elisabeth Moss.

Seriali shqyrton çështjet e grave të nënshtruara në një shoqëri totalitare dhe mjetet e ndryshme me të cilat fitojnë individualizëm dhe pavarësi.

Emmy është një çmim amerikan që njeh përsosmërinë në industrinë televizive dhe korrespondon me Oscar-in për filmin apo çmimin Grammy për muzikën./ KultPlus.com

Të ngjajshme