Ka vdekur Martin Bregman

18 Qershor, 2018 - 4:10 pm

Martin Bregman, producenti i famshëm i Hollyvood-it, krijuesi i filmit-kult Scarface dhe regjisori që zbuloi Al Pacinon, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare, kanë raportuan mediat amerikane duke iu referuar dhe lajmit të dhënë nga gruaja e tij.

Bregman ishte gjithashtu zbulues dhe përgatitës i shumë yjeve të tjerë të Hollyvood-it, si Barbra Streisand, Woody Allen, Faye Dunaway, Candice Bergen dhe Bette Midler, shkruan TeSheshi.

Siç raportohet nga WNBC, funerali i Martin Bregman do të jetë privat./ KultPlus.com

Të ngjajshme