“Shoplifters” fiton Palmën e Artë në Kanë

20 Maj, 2018 - 3:00 pm

Çmimi i madh ‘Palme d’Or’, Palma e Artë, i shkon filmit “Shoplifters” të regjisorit japonez, Hirokazu Kore-eda.

Ky ishte festivali i 71-të ndërkombëtar i filmit, që u mbajt në Kanë, në jug të Francës, transmeton Koha.net. Në ndarjen e çmimeve, juria po udhëhiqej nga Cate Blanchett, që filmin e regjisorit e konsideroi kryevepër.

Filmi ka të bëjë me një hajdut që merr në shtëpinë e tij një vajzë shumë të vogël, ndërkaq pasi e dërgon në shtëpi, bashkë me familjen e tij e shohin që vajza ishte e abuzuar. Hajduti bashkë me familje vendosin ta mbajnë në shtëpi dhe të kujdesen për të e ta rrisin si të tyren. Në sfida të ndryshme, ata kërkojnë që drejtësia të vihet në vend./ KultPlus.com

Të ngjajshme