“T’padashtun” edhe në Gjakovë

15 Shtator, 2017 - 9:00 am

Filmi artistik i metrazhit të gjatë “T’padashtun”, do të prezantohet edhe në Gjakovë, pas prezantimit të këtij filmi me regji të Edon Rizvanollit, në Cineplexx në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Teatrin e Qytetit në Gjakovë, në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” me fillim nga ora 20:00, sonte do të shfaqet filmi “T’padashtun” me regji të Edon Rizvanolli, që tashmë Kosova e ka propozuar edhe për Oscar, në kategroinë për filmin më të mirë të huaj.

Ky film është dramë e cila merret me pasojat dhe traumat e shkaktuar nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Filmi trajton ngjarjen e një adoleshenti i cili jeton me nënën e tij kosovare në Amsterdam dhe që rikthimi i traumave të nënës së tij ia rrotullojnë botën. Në rolet kryesore janë Adriana Matoshi dhe Jason de Ridder./KultPlus.com

Të ngjajshme