Trailer i “Bloodlans” që sjellë Ilire Vincën në rolin e shtrigës (VIDEO)

20 Shtator, 2017 - 2:02 pm

Pas rrugëtimit të këtij filmi në festivale të ndryshme nëpër botë, sonte do të prezantohet premiera për Tiranë, kurse për audiencën e gjerë do të shfaqet prej 22 nëntorit, shkruan KultPlus.

Pas premierës botërore në Glasgoë, filmi i parë shqiptar i zhanrit horror do të vijë edhe për publikun shqiptar, përkatësisht në Kinemanë “Milenium”. Sonte, po në këtë kinema do të shfaqet premiera për Tiranë, kurse prej datës 22 shtator do të shfaqet në termine të rregullta për audeincën e gjerë.

“Bloodlands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë. E lënduar, e urryer dhe e dëbuar kjo grua vendos që të shndërrohet në një shtrigë të vërtetë dhe të marrë hakun për krejt dhimbjen që i kanë shkaktuar.

Filmi me skenar dhe regji të Steven Kastrissios tashmë ka marë edhe shpërblime ndërkombëtare, duke përfshirë edhe çmimin për aktoren shqiptare Suela Bako, kurse pos saj, në këtë film me rolet e tyre kanë luajtur edhe aktorët: Gëzim Rudi, Emiljani Palali, Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Florist Bajgira, Ilire Vinca, Dritan Arbana… /KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=h84VkwTj9qw

Të ngjajshme