Gjenerata e parë e maturantëve të Gjimnazit “Sami Frashëri” (FOTO)

18 Mars, 2018 - 12:00 pm

Gjimnazi “Sami Frashëri” është një ndër shkollat më të vjetra në Kosovë dhe në Prishtinë që sot e mban emrin e rilindësit të njohur Sami Frashëri, shkruan KultPlus.

Edhe pse kjo shkollë nuk e ka mbajtur këtë emër në periudha të ndryshme, identifikohet si Gjimnazi “Sami Frashëri” sepse me këtë emër kjo shkollë ka marrë fizionominë e një institucioni me karakter të vërtetë të arsimit kombëtar dhe edukativo-kulturor.

Ky gjimnaz ndër vite ka pritur dhe përcjellë shumë gjenerata, të cilët ditët e fundit si maturantë i kanë përjetuar brenda këtij objekti. KultPlus sot ju sjellë një fotografi të gjeneratës së parë të maturantëve, e cila është postuar në grupin, Albanian Vintage. Kjo fotografi e zbuluar nga Flaka Surroi, i përket vitit 1949.

Kjo gjeneratë përfshinë shumë emra të njohur të kohës ndërsa disa nga emrat e identifikuar në këtë fotografi janë: Rexhai Surroi, Bashkim Fehmiu, Riza Çavolli, Afrim Vokshi, Tana Ahmedi, Karolina Frana, Marash Berisha, Xhevdet Basha, Masar Shporta, Zekirja Rexha, Zeqir Bajrami, Shefqet Veliu, Sait Islami, Sali Kolgeci, Nexhip Habipaj, Fetah Cavdarbasha, Veton Gjinaj, Xhevat Gjikolli, Hilmi Agani./ KultPlus.com

Të ngjajshme