Mehmet Kraja: Basri Çapriqi ishte mjeshtër i vargut dhe i metaforës

Janar 15, 2018 - 9:26 am

Vdekja e profesorit Basri Çapriqi mbrëmë, pikëlloi shumë bashkëpunëtorët e tij dhe të gjithë ata që e kishin njohur qoftë edhe vetëm nëpërmjet poezisë, shkruan KultPlus.

Ndër reagimet e shumta që po bëhen nga mbrëmë e po vazhdojnë edhe sot për Çapriqin, është edhe reagimi i autorit Mehmet Kraja, i cili ka theksuar se letërsia shqipe mbeti pa njërin ndër poetët më të mirë.

Po sjellim të plotë reagimin e Krajës:

“Homazh për Basri Çapriqin
Të nderuar miq,
Unë zakonisht nuk bëj postime rasti në Facebook, por sonte më lejoni të bëj përjashtim. Dua t’i them dy fjalë për Basri Çapriqin, t’ua bëj të ditura atyre që e njohën dhe atyre që nuk e njohën. Sonte letërsia shqipe mbeti pa njërin nga poetët e saj më të mirë. Ishte mjeshtër i vargut dhe i metaforës, poet i ndjeshmërisë së hollë dhe mendimit të thellë.
Do të më mungojë poezia e tij, që gjithmonë më ngjante me një kurorë degësh ulliri…
Të falëm mik, nuk jetove gjatë, por nuk bëre jetë pa vlerë”, ka shkruar Mehmet Kraja./ KultPlus.com

Të ngjajshme