“Mein Kampf”, sukses i jashtëzakonshëm në Gjermani

20 Janar, 2018 - 5:30 pm

Në gjashtë botime të njëpasnjëshme, në Gjermani janë shitur tanimë 100 mijë kopje të librit “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit.

“Shifrat janë të kënaqshme” tregon drejtori i Institutit të Historisë Bashkëkohore të Munihut, Andreas Wirsching, përgjegjës për botimin e parë të librit që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Edicioni i parë i librit erdhi në vitin 2016-të.

Libri përmban 3700 faqe në origjinal dhe peshon 5.4 kilogram.

Gjithçka në libër fillon me kapitullin “Në shtëpinë e prindërve të mi” ndërsa vazhdon me kapitujt për luftën, revolucionin, racën njerëzore, shtetin, federalizmin si maskë, lëvizjen nacional-socialiste dhe përfundon me kapitullin mbi të drejtën e mbrojtjes emergjente.

Pas vdekjes së Hitlerit, të drejtat mbi librin i kaluan qeverisë së Bavarisë, e cila ndaloi botimin dhe publikimin e librit deri në vitin 2016-të kur nisën edhe debatet e para dhe libri u bë i qasshëm për njerëzit.

Në Indi janë shitur mbi 100 mijë kopje të librit, ndërsa në Holandë shitja e librit është e ndaluar me ligj. Në Turqi libri është kthyer në bestseller. / KultPlus.com

Të ngjajshme