Ndriçim Ademaj në Tiranë për një natë poezie

15 Nëntor, 2017 - 3:45 pm

Ndriçim Ademaj këtë të premte do të interpretoj poezitë e tij në një mbrëmje poetike brenda hapësirave të Kafe Muzeumit “Komiteti” duke filluar nga ora 19:00 , shkruan KultPlus.

Në këtë mbrëmje Ndriçimi do të sjellë disa nga krijimet e tij më të dashura ndërsa do të mirëpres të gjithë ata që e duan poezinë dhe vargjet e tij.

Kafe Muzeumi “Komiteti” i cili edhe e organizon këtë mbrëmje në paralajmërimin e kësaj ngjarje ka shkruar se ndonëse jemi në kohën e “followers” dhe “friendsave” dixhital kjo mbrëmje do të mbahet për të gjithë ata që duan dhe jo për ata që ndjekin. Përveç të tjerash atmosfera do të shoqërohet edhe nga një performancë muzikore me kitare në sfond./ KultPlus.com

Të ngjajshme