Revista e Seminarit Albanologjik fiton të drejtën e revistës shkencore ndërkombëtare

Shtator 13, 2017 - 8:05 pm

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare i cili çdo vit sjellë në Prishtinë poetë, shkrimtarë e studiues nga e gjithë bota, ka edhe revistën e vet ku botohen punimet e realizuara gjatë Seminarit, shkruan KultPlus.

Drejtori i këtij Seminari, Rrahman Paçarizi, përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur se revista e këtij seminari ka fituar të drejtën e përfshirjes në platformën e revistave shkencore ndërkombëtare.

“Revista e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare e ka marrë zyrtarisht numrin ISSN, që është kusht teknik për t’u përfshirë në platformat e revistave shkencore ndërkombëtare.

Kjo u bë e mundur falë angazhimit dhe përkushtimit të bashkëdrejtores nga Tirana, profesoreshës Aljula Jubani”, ka shkruar Paçarizi në faecebook. / KultPlus.com

Të ngjajshme