Bendi arbëresh “Peppa Marriti” lanson këngën “25 gërsheta”, në videoklip edhe me kostume arbëreshe (VIDEO)

3 Nëntor, 2017 - 7:30 pm

Arbëreshët po vazhdojnë të mrekullojnë botën me ruajtjen e kulturës së tyre, duke bartur vlerat e kulturës shqiptare nëpër shekuj, shkruan KultPlus.

Së fundi,bendi arbëresh “Peppa Marriti” ka lansuar këngën “25 gërsheta”, i cili vjen në kuadër të albumit të dytë të këtij bendi të titulluar “Ajëret”. Ata kanë bërë të ditur për KultPlus se realizimin e këtij videoklipi ky bend e ka quajtur si një obligim për muzikën popullore të Shqipërisë.

Videoklipi është xhiruar në “Torre Spaccata” të di Amendolara, kurse në videoklip kanë vallëzuar valltarët e grupit folklorik “Shqiponjat”, nga Santa Sofia, të cilat kanë qenë të veshura me kostume arbëreshe./KultPlus.com

Të ngjajshme