Chopin Piano FEST Prishtina

21 Qershor, 2018 - 3:00 pm

Chopin Piano FEST “Prishtina” është themeluar me rastin e përvjetorit të 200të të Chopin në 2010, nga Asociacioni Kosovar Chopin si anëtari më i ri i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Chopin , pjesë e UNESCO-s.

Suksesi i këtij festivali dhe vlerësimi që iu bë nga publiku i Kosovës, shtynë organizatoret ta bëjnë këtë festival tradicional që mbahet në Prill të çdo viti.

ChopinPianoFEST “Prishtina” është festival qe i përkushtohet mjeshtërisë së interpretimit pianistik dhe repertoarit më të shquar pianistik botëror dhe shqiptar. Duke mirëpritur pianist të skenave botërore ofron mundësi bashkëpunimi dhe rrjetëzimi për artistët Kosovarë por edhe shërben si një platfomë bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar. Meqë muzika është gjuhë universal e komunikimit, dhe e bashkëpunimit në festival performojnë edhe artistë nga vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën duke bere që ky festival të shquhet si një aktivitet i diplomacisë kulturore të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar.

Nën përkujdesjen e Drejtoreshës Artistike të Festivalit, pianistes së shquar Kosovare, Lejla-Haxhiu-Pula, programi synon të jetë përherë i pasur dhe i larmishëm e sfidues për shijen tashmë të dëshmuar të publikut Kosovar. Chopin Piano FEST Prishtina 2016 prej 11.04.2016 deri 24.04.2016 kur realizohet koncerti përfundimtar si zakonisht në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës.

Adresa: Fakulteti i Arteve-Universiteti i Prishtines

webpage: www.chopinkosova.com
facebook https://www.facebook.com/Chopin-Piano-Fest-Prishtina-739628919487119/
contact: [email protected] dhe [email protected]
Presidente dhe Drejtor Artistik i Festivalit Lejla Pula 049800577
Menaxhere e Festivalit Besa Luzha 045 800 999

Të ngjajshme