Ledri Vula hapë DokuNights

31 Korrik, 2017 - 12:10 pm

Festivali i filmit të shkurtë dhe dokumentarit “Dokufest”, po vazhdon të shpalosë programet e edicionit të 16-të, kushtuar së ardhmes.

Së fundmi, Dokufest shpalosi edhe programin e plotë të DokuNights, të cilin në ditën e parë, pra më 4 gusht në skenën ANDRRA, e hapin emra të njohur të skenës sonë muzikore si: Ledri Vula, Buta dhe Gamblemania, shkruan KultPlus.

Ndërsa në ditën e dytë më 5 gusht, në skenën e njëjtë, Drugstore Beograd përsëri do e zbardhë ditën në DokuNights; me një line-up super emocionues të një performance live me Sleeparchive dhe me sets nga Regen dhe Andreas HZ.

E nata 6 gushtit, sjellë një andërr brenda një andrre, Koncepti live i ANDRRA-s bashkëpunimi mes artistes kosovare, Fatime Kosumi me anëtarët e bendit APPARAT nga Berlini.

7 gusht, e hënë, Bendi lokal Post Punk/Punk/Electonica dhe Elektorati Intelektual, do të hapin koncertin e DokuNights me këngë nga albumi I tyre I ri, I dyti me radhë “I can’t handle people anymore”.

Të martën e 8 gushtit vjen Crown & the ZBDs dhe Dj Goce. Më 9 gusht, e mërkurë performojnë Marcus Henriksson aka Minilogue, Samuli Kemppi, Panda dhe Moodular. 10 gushti e enjte sjellë Angry Youth, Mez, Grandmixxer, Zgjim dhe Greywan ndërsa më 11 gusht, e premte vijnë Ilian Tape Showcase, Zenker Brothers, Andrea dhe Leo Lumezi.

DokuNights përmbyllet më 12 gusht në LUMBARDH, ku sjellë performancën live të Kaira Kela, Kolektiv afro-beat nga Zagrebi me anëtarë nga Senegali, Izraeli, Kroacia dhe Kosova. Kombinimi i groove Afrikane me meloditë në gjuhën Mandinka, ata garantojnë daljen e diellit, shiut dhe rrezeve./KultPlus.com

Të ngjajshme