Një fanse i dhuron një engjëll Eugent Bushpepës para provës së dytë në Eurovizion (VIDEO)

3 Maj, 2018 - 2:39 pm

Sot Eugent Bushpepa, këngëtari që përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, do ta ketë provën e dytë, shkruan KultPlus.

Kësisoj, para provës u mbajt konferenca për medie, me ç’rast, Eugentit iu dhurua një engjëll nga një fanse. Ajo duket shumë e lumtur që po takon Bushpepën, dhe kësisoj dëgjohet duke i uruar fat me dhuratën simbolike që ia dhuron, shkruan KultPlus.

Eugent Bushpepa sot do të ngjitet në skenë për herë të dytë dhe të fundit para se të këndojë në gjysmëfinalen e Eurovizionit.

Bushpepa do të këndojë këngën e tij “Mall” herët në mëngjes, në kuadër të ditës së provave.

15 këngëtarë nesër do të këndojnë për herë të dytë në provë, para se të ngjiten në skenën e madhe.

Eurovizioni fillon me 8 maj, me 10 maj është gjysmëfinalja e dytë dhe me 12 maj është finalja e madhe.

Me datë 4 maj do të jetë prova e parë e shqiptarit Ermal Meta – i cili përfaqëson Italinë, ndërsa provën e dytë Ermali e ka me 6 maj./ KultPlus.com

Të ngjajshme