“Prapë e do kjo zemra ime, djalin e Kosovës time…” (VIDEO)

19 Janar, 2018 - 7:17 pm

Edona Lalloshi edhe sot bën pjesë në estradën muzikore.

Megjithatë, një prej këngëve me të cilat Edona shumë moti ka rrëmbyer zemrat e adhuruesve të saj është edhe “Djali i Kosovës sime”.

“Prapë e don kjo zemra ime, djalin e Kosovës time” është një prej vargjeve të këngës së Edonës, realizuar rreth viteve 90-të dhe asokohe incizuar edhe në xhirimet e ndryshme televizive.

Kënga origjinale është kënduar nga Emine Hasimi, ndërsa më pas është marrë nga Edona për tu realizuar në një version tjetër.

Siç kujtojmë shpesh dhe kthehemi në retrospektivë, sonte po e sjellim këtë këngë të Edonës të incizuar vite më parë, për ta sjellë emocionin e asaj kohe dhe për të ndjerë nostalgji me një këngë dhe kohë si kjo. / KultPlus.com

Të ngjajshme