“Prej një shpati o t’i lshova sytë, kur ti pash rruzat në fyt” (VIDEO)

15 Mars, 2018 - 2:15 pm

Qamil Muhaxhiri i njohur si Qamili i Vogël ishte një prej këngëtarëve më të njohur i muzikës popullore e veçmas asaj rapsodike, shkruan KultPlus.

I lindur në Gjakovë në vitin 1923, ai së bashku me Ymer Rizën formuan anembanë Kosovës, Shoqëri Kulturo-Artistike. Me Qamilin e Vogël kanë bashkëpunuar edhe shumë këngëtarë të tjerë si: Tahir Drenica, Mazllom Mezini, Bajrush Doda, Ismet Peja, Hashim Shala, Nexhmije Pagarusha… Këngët e Qamilit të Vogël, vazhdojnë të dëgjohen edhe sot me shumë dashuri.

Një prej tyre e që është shumë e njohur është edhe “Prej një shpati t’i lshova sytë”, të cilën KultPlus, po e sjellë sot për lexuesit këtë këngë me tekst./ KultPlus.com

Prej një shpati kur o ti lshova sytë,
kur ti pash rruzat në fyt
Kur ti pash rruzat në fyt ,
krejt prej mendjes jam o habit
Krejt prej mendjes o jam habitë,
kam çu dorën o alltin me qit
Kur e nxora alltin prej brezi,
mu mush mendja o me i ra veti
Mu mush mendja veten o me e mytë,
shpejt syzeza o mu avit
Shpejt syzeza o mu avit,
djali o i dadës mos u habit
Djali o i dadës mos u habit,
smut jam kan o qe 5 jav dit
Smut jam kan qe 5 javë,
nuk je ardh o dadën me e pa.
Me pas kan djal o dej te ara ,
isha çue dada e të kish dal përpara o hej

Të ngjajshme