Të gjitha vallet më pëlqejnë që i luan bota, por më shumë zemrën ma ndez e imja Shota (VIDEO)

Mars 13, 2018 - 6:00 pm

Vallja e Shotës është një ndër vallet më të njohura në Kosovë. Vallja luhet ne disa variante: dy vajza dhe dy djem bëhen çifte. Është valle lirike e cila luhet në të gjitha tubimet festive, shkruan KultPlus.

Në mars të vitit 2013, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi një ligj që e bën Shotën një pjesë të aktiviteteve kulturore të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve. Me veshje tradicionale kjo valle, sjellë një atmosferë të veçantë në të gjitha tubimet festive.

Dashuria ndaj kësaj valle reflektohet si tek valltarët që me lëvizjet e tyre e jetësojnë atë, po ashtu dhe tek shikuesit që me duartrokitje e përcjellin atë. Andaj KultPlus sot ju sjellë një këngë që më së miri flet për dashurinë e shqiptarëve ndaj kësaj kënge. Kjo këngë ka qenë një hit i viteve të 90’ta.
KultPlus ju sjellë tekstin e kësaj këngë së bashku me interpretimin e Gafur Muratit.

E dua sangon,e dua sangon zemra ime thërret
Karnevalin brazilian ëndërr e kam ne jetë
Edhe katrin edhe shqiptatin hiq si adhuroj
Çdo pjesë e trupit me vallëzon’
Kur t’i dëgjoj
Ne te vërtet çdo valle unë e dua
Zemër muzikale, rreh në mua

Refreni
Te gjitha vallet me pëlqejnë
Qe i luan bota
Por ma shumë zemrën ma ndez e imja Shota
Te gjitha vallet me pëlqejnë
Qe i luan bota
Por ma shumë zemrën ma ndez e imja Shota e, imja Shota, e imja Shota

E dua tangon,e dua tangon
Eni pra të vallëzojmë
Boten tonë te bukur rinore
Edhe me ta zbukurojmë
Dhe flamenkon edhe flamenkon pa mas me pëlqejnë
Sa herë që atë e luaj zemrën ma rrëmben
Ne te vërtet çdo valle unë e dua
Zëmër muzikale rreh për mua

Refreni:
Te gjitha vallet me pëlqejnë
Qe i luan bota
Por ma shumë zemrën ma ndez e imja Shota
Te gjitha vallet me pëlqejnë
Qe i luan bota
Por ma shumë zemrën ma ndez e imja Shota e imja Shota e imja Shota

Refren:
Te gjitha vallet me pëlqejnë
Qe i luan bota
Por ma shumë zemrën ma ndez e imja Shota
Te gjitha vallet me pëlqejnë
Qe i luan bota
Por ma shumë zemrën ma ndez e imja Shota, e imja Shota, e imja Shota.

Të ngjajshme