Asgjë nuk është më e sigurt

22 Prill, 2018 - 12:00 pm

Poezi nga Ewa Lipska, sjellë në shqip nga Mazllum Saneja.

Mund të bëhesh i çmendur
Valutën e çmendurisë mund ta këmbesh me gjeniun
Asgjë nuk është e sigurt

Prej dhjetë dëshmitarëve
Të pranishëm në sallë
I njëmbëdhjeti dëshmon
Se është fajtor

Mund ta sjellin në valixhe popullin
Mund ta dashurosh nga frika
Apo nga dashuria

Mund të kultivosh zarzavate
Të cilat të helmojnë
Koleksioni i armëve tua
Mund të të qëllojë

Ndoshta e nesërmja vjen fatlume
Ndonëse do të jetë e martë
Asgjë nuk është e sigurt./ KultPlus.com

Të ngjajshme