Gjithçka gabim

8 Shkurt, 2018 - 5:40 pm

GUIDO CATALANO / Përktheu Beti Njuma

Kësisoj u gjendëm
në vendin e gabuar
në çastin e gabuar
ose ndoshta
ishte vendi i duhur
në çastin e gabuar,
me gjasë
ishte gjithçka e gabuar
vendi
dhe çasti.

Ishin të gabuara pemët dhe rrugët
ishte i gabuar qielli
dhe dyshemeja
ti ishte e gabuar
unë isha i gabuar.

Gabuam puthjen e parë
dhe të fundit
takimin e parë.
Orgazma e parë qe e gabuar
E gabuar qe e para herë që të çova në djall
Gabova që të thashë të dua
gabova që të thashë të urrej.

Në të vërtetë kurrë s’të thashë të urrej
E mendova
duke gabuar.

Por hëna atë natë gaboi që e plotë ish
dhe fytyrën ta ndriçoi
sytë e tu gabuan që ishin të bukur në përlotje
gabuan përqafimet
ato që s’u dhanë
ato që u dhanë
përqafimet e pakërkuara
përqafimet e shpresuara.
Kësisoj e humbëm njëri-tjetrin
dielli lindi në perëndim
kuajt hingëllinë
taksistët romanë u ofruan një xhiro falas
të gjithëve.

Të ngjajshme