Liria

20 Janar, 2018 - 10:16 am

Poezi e shkruar nga Basri Çapriqi.

asgjë e re s’ndodh dhe do të shkojmë në fund
në fund të fundit
liria është një mut i madh dhe s’e vlen as jetën
ta japësh për të, as atë cikrrimë lirie si s’i lodh
ata hanë hekur me dhëmbë, liria është faj i
rëndë që bartim lidhur në qafë e shpiejmë diku larg
ku s’dinë as ata që hedhin hapa mamutësh liria
është një mut i madh të lodhin heronjtë dhe kurvat
të mbesin në qafë ata hanë hekur me dhëmbë ato hanë
hekur me dhëmb dhe të shtrydhin me fjalime të gjata
për paqen dhe pastertinë e racës ata i lodh paqja
ma sjellin lirinë në pjatë dhe thikën në tryezë
ma marrin frymën kur u pëlcet lëvozhga nga qetësia

Prishtinë, 1996

Të ngjajshme