Xhamia Koxha Mehmet Bej

Shtator 20, 2017 - 6:14 pm

Poezi e shkruar nga Srdjan Sekulic, përkthyer nga Qerim Ondozi.

Hesht buzë rrugës
dhe paralajmëron
për kohën e shkuar

E braktisur,
me muret e lëna pas dore,
me minaren
deri gjysmë të rrënuar

Udhëtarët kalimtarë
kur kalojnë kufirin
të pshurrin,

e kupola jote venitet.
S’ka kësi bukuroshe
në Balkan…
nga Kosova deri te Lugina e Preshevës
ta kanë zili.

Unë veç
një gjë di.

Kur hyj në Maqedoni,
ta përmend emrin
dhe lutem.

Të ngjajshme