Camila Cabello këndon “Havana” me instrumente për fëmijë (VIDEO)

20 Janar, 2018 - 8:56 am

Camila Cabello ka disa muaj që është pjesë e pothuajse të gjitha emisioneve televizive në Amerikë, ku po i performon live këngët e reja, me qëllim të promovimit të albumit të saj të parë si solo artiste. Dhe secilën herë ajo ka ardhur më e veçantë se kurrë.

Por në paraqitjen e saj të fundit televizive, ajo e sjellë një performancë unike të hitit të saj “Havana”, ku në vend të instrumenteve profesionale melodia e këngës vjen nga instrumentet për fëmijë, derisa Camila e tregon vokalin e saj të fuqishëm live, transmeton emisioni Express në KTV.

Prej se është publikuar videoja e perfomancës së Camilas bashkë me ekipin e instrumentistëve të emisionit “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, si dhe prezantuesin e këtij shou, videoja është klikuar pothuajse 1 milion herë brenda 24 orëve.

https://www.youtube.com/watch?v=P6K9Y6FWo74

Cabello ishte e suksesshme si pjesë e grupit “Fifth Harmony”, por tashti këngëtarja po shënon suksese edhe më të mëdha si solo artiste, dhe duket se nuk e ka ndërmend të ndalet. Ajo madje po konsiderohet si një prej pop këngëtareve me zërin më të mirë në industrinë e muzikës, për momentin. / KultPlus.com

Të ngjajshme