‘Divide’ i Ed Sheeran, albumi më i shitur në Britaninë e Madhe

26 Korrik, 2017 - 3:28 pm

Albumi i fundit i këngëtarit të njohur britanik, Ed Sheeran ‘Divide’ disa muaj pas publikimit, po vazhdon të shënoj suksese.

‘Divide’ ka 20 javë që gjendet në listën zyrtare të ‘BBC Radio 1’ më albumet më të popullarizuar dhe më të shitur në Britaninë e Madhe, ku në të shumtën e herëve ka qëndruar në krye të kësaj liste, shkruan KultPlus.

Tani albumi ‘Divide’ i Ed Sheeran është edhe zyrtarisht produkti muzikor më i shitur për vitin 2017, në Britaninë e Madhe, shkruan ‘The Guardian’, përcjellë KultPlus.

Albumi ‘Divide’ të cilin Ed Sheeran e lansoi në mars të këtij viti, deri më tani ka 2 milionë kopje të shitura.

‘Divide’ përveç që është albumi më i shitur në Britaninë e Madhe, është edhe produkti i argëtimit më i shituri atje, duke lënë pas shumë filma, këngë, albume etj. / KultPlus.com

Të ngjajshme