Dua Lipa me 8 milionë ndjekës

13 Mars, 2018 - 11:15 am

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa brenda një kohe të shkurtër, ka arritur të gëzoi famë anë e mbanë botës, ndërsa sot ajo kurorëzoi edhe një sukses të ri sa i përket famës, shkruan KultPlus.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka arritur të mbledh plot 8 milion ndjekës. Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja e cila ka publikuar një fotografi, me të cilën falënderon të gjithë fansat e saj.

“8 milion ndjekës uhhhuuu!! Tash më është pastruar fytyra, më është përmirësuar gjoksi!! Ju dua shumë miq! Jo pa shaka ju dua vërtet. Faleminderit”, ka shkruar Dua Lipa në përshkrimin e fotografisë.

Kohëve të fundit Dua Lipa është duke realizuar një turne në Australi, atje ku po magjeps publikun me performancat e saj./ KultPlus.com

Të ngjajshme