Elhaida Dani paralajmëron këngën e re (FOTO)

13 Shtator, 2017 - 10:40 pm

Një nga zërat më brilantë të muzikës shqiptare, Elhaida Dani e cila ka qenë shumë pak aktive në muzikë gjatë dy viteve të fundit, tashmë do të sjellë këngën e saj të re të titulluar “Më mbaj”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë vjen pas një pauze nga këngëtarja, ku për herë të fundit ajo u prezantua me këngën “I’m Alive”, me të cilën këngë Elhaida Dani prezantoi Shqipërinë në Eurovision 2015.

Ajo ka fituar më herët edicionin e “The Voice of Italy”, çmim që e mori pasi u pëlqye nga mbi 70 për qind e publikut italian. / KultPlus.com

Të ngjajshme