Era Istrefi edhe me një tjetër bashkëpunim ndërkombëtar

21 Gusht, 2017 - 10:35 am

Përderisa të gjithë janë në pritje të këngës më të re të Era Istrefit e cila do të vijë në bashkëpunim me artistin e njohur botëror French Montana, Era ka postuar një fotografi ku zbulon edhe një tjetër bashkëpunëtor, shkruan KultPlus.

Në Instagram ajo ka publikuar një fotografi në studio përkrah tekst-shkruesit të mirënjohur botëror, Jesse Saint John.

Jesse Saint John ka shkruar këngë për Britney Spears , Sia, Charli, Empire, Brooke, Diplo, Erika e shumë të tjerë. Por, kësaj liste si duket i është shtuar edhe artistja shqiptare Era Istrefi. Pritet të shohim se çfarë do të na sjellë Era kësaj radhe.

Sipas burimeve të KultPlus, thuhet se Era Istrefi tashmë ka të incizuara shumë këngë për tregun ndërkombëtare, por këngët ende nuk i ka lansuar edhe pse në disa vende të frekuentuara në Amerikë këngët tashmë janë shuam të dëgjuara. / KultPlus.com

Të ngjajshme