Kryetari i Londrës në koncert të Dua Lipës

7 Nëntor, 2017 - 7:34 pm

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka ndjekur nga afër një koncert të këngëtares kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo gjë e gëzoi pa masë kosovaren e cila shkrepi një fotografi me të parin e Londrës dhe atë e ndau me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

“Jo çdo ditë kryetari i Londrës vjen në koncertet tua. Sadiq Khan faleminderit që erdhët. Nder i madh”, ka shkruar ajo./KultPlus.com

Të ngjajshme