Miley Cyrus thotë se roli i Hannah Montana i ka shkaktuar dëme psikologjike

Nëntor 14, 2017 - 12:55 pm

Miley Cyrus është e njohur për publikun që nga viti 2003, kur ajo mori famën më të madhe në Disney Channel në rolin e Hannah Montanas, si një yll i popit, shkruan Elle, përcjellë KultPlus.

Që nga atëherë, 24-vjeçarja është shndërruar në një yll të filmit, dhe më vonë emri i saj është i njohur edhe si këngëtare dhe kompozitore.

Por tani ajo ka ardhur në përfundim se roli i Hannah Montanës ka lënë shenjë të pashlyeshme në mendjen e saj. Ajo ka shpjeguar se linjat e paqarta mes përfaqësimit të vetës dhe të Montanës kanë shkaktuar një ndikim konfuz në trurin e saj.

“Unë mendoj se njerëzit e pëlqenin Hannah Montanën sepse ka qenë një personazh shumë real dhe kjo për shkak se unë fshihesha pas saj. Por pas kësaj ka qenë shumë e vështirë për mua të balancoja gjithçka. Kur fillova turneun si të dyja – jam përfaqësuar si Hannah Montana dhe si unë – dhe mendoj se kjo ka lënë shenja jo të mira tek unë. Kjo ka shkaktuar disa dëme në psikikën time” ka thënë Cyrus./ KultPlus.com

Të ngjajshme