Modelja shqiptare përkrahë Selena Gomez (VIDEO)

18 Tetor, 2017 - 10:19 pm

Kur futesh në botën e artit atëherë shumë më lehtë mund të arrish të takohesh me yje të ndryshme të Hollywoodit dhe skenës muzikore amerikane.

Kjo vlen për njerëzit që arrin të bëhen pjesë e botës së showbizit amerikan dhe nuk është çudi më pas të takon ndonjë yll me famë botërore.

Kjo i ka ndodhur edhe modeles shqiptare, Xhesika Berberit, e cila punon dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bukuroshja shqiptare në një event të zhvilluar në New York ka takuar këngëtaren amerikane Selena Gomez.

Kjo duket se ka mbetur një vajzë e thjeshtë, megjithëse është prej yjeve më të përfolura në botë.

Xhesika e publikuar një video në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në përqafim të Selenës.

Ndryshe, Berberi po vazhdon me sukses karrierën prej modeleje ndërsa Selena është duke përgatitur një projekt të ri muzikor. / KultPlus.com

@selenagomez you’re just amazing ❤️

A post shared by Xhesika Berberi (@xhesikaberberi) on

Të ngjajshme