N.R vijnë sonte si performancë surprizë në Into the Park Festival

18 Korrik, 2017 - 2:35 pm

Bimbimma dhe Ergen si pjese e N.R, do të performojnë sonte në Into the Park Festival.

Into the Park Festival 2017, vjen sivjet më 48 orë muzikë edhe dy skena, njëra në parkun e qytetit Karagaq dhe tjetra gjendet në kilometrin e 4-ët me pamjen piktorese, afër atraksionit turistik Zip Line ku do të performojnë Dj Kosovarë dhe të huaj për 48 orë.

Festivali Into the Park zhvillon edicionin e tij të gjashtë kur edhe njëherë tenton që muzikën alternative Kosovare dhe të huaj ta promovojë para audiencave më të mëdha në numër si dhe atraksionet turistike malore nga Peja si Zip Line, Via Ferrata dhe Parkun e Aventurave. / KultPlus.com

Të ngjajshme