Një natë tangoje vjen në Prishtinë

19 Prill, 2018 - 2:00 pm

Pirolo Kosova Tango sjellë në Prishtinë një performancë tango e cila do të mbahet me datën 20 prill në hapësirën e Qendrës Multimedia, shkruan KultPlus.

Kjo ngjarje është organizuar nga Qendra Multimedia për të nderuar përvjetorin e parë të platformës financuese #Kosovaideas.

Për një vit Kosovaideas ka publikuar 22 fushata ku 19 nga to janë financuar me sukses nga 750 mbështetës me 115,000 EUR – dhe 17 projekte të cilat tashmë janë implementuar.

PIROLO KOSOVA TANGO ORCHESTRA janë sponsorizuar nga Pirolo Foundation./ KultPlus.com

Të ngjajshme