Publikohen fotografitë e fejesës së çiftit mbretëror (FOTO)

22 Dhjetor, 2017 - 12:00 pm

Princi Harry dhe Meghan Markle dje kanë publikuar fotografitë zyrtare, ku çifti i sapofejuar shfaqen në Frogmore House, në Windsor, përcjellë KultPlus.

Fotografitë e tyre janë bërë nga fotografja e modës Alexi Lubomirski, ndërsa paraqesin momente romantike të çiftit. Në një fotografi bardhë dhe zi ata shfaqen të përqafuar dhe nxjerrë në pah edhe unazën e fejesës së Markle.

Fotografitë e tyre vijnë javë pas shpalljes zyrtare të fejesës së tyre ku u paraqiten per herë të parë së bashku para kamerave në Kopshtin e Kështjellës në Kopshtin e Kensingtonit.

Fotografia me ngjyrë e shfaq Markle të veshur në një fustan nga Ralph dhe Russo. Në fotografinë bardhë dhe zi, Princi Harry shfaqet një pallto nga Burberry, dhe zonja Markle një triko nga Victoria Beckham./KultPlus.com

Të ngjajshme