Rita Ora e zjarrtë në performancën në Coachella (VIDEO)

Prill 14, 2018 - 9:40 am

Rita Ora ka kënduar kësisoj krahas Kygo në Festivalin Coachella

Rita Ora ka qenë pjesë e skenës kryesore bashkë me artistët e mëdhenj në Coachella Festival, festival ky që ka nisur këto ditë dhe po mbahet në Amerikë.

Rita u ngjit në skenë bashkë me Ryan Tedder dhe Jamie Foxx në këtë paraqitje të saj të radhës.
Rita nuk ka kënduar ndonjë këngë të sajën personale por është bashkuar me artistët tjerë.

Megjithatë nuk është hera e parë që Rita Ora performon në Coachella. Ajo ka pushtuar edhe skenën e Glastonbury – një tjetër festival i madh i muzikës në Amerikë. / KultPlus.com

Të ngjajshme