Rita Ora nuk e harron Kosovën, publikon fotografi gjatë udhëtimit për koncertin e madh (FOTO)

22 Mars, 2018 - 12:25 am

Ka kaluar një muaj që kur ylli botëror, Rita Ora erdhi në Kosovë për t’i dhuruar publikut kosovar një koncert madhështor për një dekadë pavarësi, shkruan KultPlus.

Kjo ngjarje e cila kishte mbledhur rreth 300 mijë njerëz, u bë lajm edhe i mediave të huaja. Këngëtarja shqiptare më pas publikoi edhe një videoklip që tregonte detajet e koncertit të saj, por Rita ende vazhdon të postoj momente nga kjo ngjarje.

Rita Ora sonte ka postuar disa fotografi, ku ka shkruar që fotografitë janë bërë gjatë udhëtimit të saj për në Kosovë.
“Kam bërë gjëra më të vërtetë të mira këtë të shtunë. Mezi s’po pres t’ju njoftoj për to së shpejti. Ndërkohë këtu jam gjatë rrugës për në Kosovë”, ka shkruar këngëtarja në rrjetin social Instagram.
Po ashtu kujtojmë se Rita Ora, pas koncertit të madh ka dhënë një performancë të mrekullueshme në Brit Awards./ KultPlus.com

Të ngjajshme