Tapeti i kuq në të zeza (FOTO)

8 Janar, 2018 - 1:20 pm

Derisa Golden Globe Awards mbrëmë shënoi 75 vjetorin e tij, qilimi i kuq u mbush me fustane dhe veshje me ngjyrë të zezë. Kjo ishte përtej modës, duke fshehur një kauzë solidariteti me çdo grua që ka përjetuar abuzim seksual, shkruan KultPlus.

Qilim i kuq i Golden Glove zakonisht është një paradë e modës së ndritshme dhe të guximshme. Ndërsa ky vit i solli shumicën e yjeve në të zeza për të dhënë kështu një kundërpërgjigje ndaj ngacmimit dhe abuzimit seksual në Hollivud, kështu duke e shndërruar këtë ceremoni në një natë solidariteti me të gjitha viktimat.

Time’s Up, ishe iniciativa pas të cilit fshihej mesazhi i fuqishëm i këtij viti. Përmes veshjeve e fjalimeve të kësaj mbrëmje të pranishmit i dërguan një mesazh të miliona njerëzve në të gjithë globin.

Time’s Up është një projekt e kundër ngacmimeve seksuale i themeluar në vitin 2018 kundër sjelljeve të Weinstein . Më parë këtë muaj, aktoret si Reese Witherspoon, Tracee Ellis Ross dhe Brie Larson filluan iniciativën #TimesUp, një plan veprimi, i cili promovon barazinë gjinore dhe racore në të gjitha industritë.

Disa nga yjet erdhën tërësisht në të zeza ndërsa të tjerët e thyen pak këtë ngjyrë. Shumë prej tyre gjithashtu vendosën në veshjet e tyre një shenjë të vogël në të cilën shkruhej “Time’s Up”.

KultPlus ju përcjellë disa nga yjet e njohura të kësaj mbrëmje të cilët erdhën të veshur në të zeza. Disa nga ta janë: Meryl Streep, Angelina Jolie Kelly Clarkson, Natalie Portman, Helen Mirren, Mariah Carey, Emma Stone, Kendall Jenner, Eva Longoria, Justin Timberlake and Jessica Biel, Nicole Kidman e shumë të tjerë./ KultPlus.com

Të ngjajshme