‘Hamleti simbas Horacit’, me premierë të hënën me 16 prill

13 Prill, 2018 - 5:50 pm

Nga data 16 prill, në Teatrin Kombëtar të Kosovës vjen premiera e shfaqjes “Hamleti simbas Horacit” me regji Ilirjan Himaj, nga Ag Apolloni.

Princi Hamlet, i biri i Mbretit Hamlet, Klaudit, Polonit e Gertrudës, vëlla i Ofeisë dhe Laertit, armik i Fortimbrasit dhe dashnor i Horacit, nuk lë gurë pa lëvizë për ardhje në pushtet.

Shkëlqim Islami, Agron Shala, Valina Muçolli, Beslidhje Bytyqi, Labinot Lajçi dhe Kreshnik Malushaj janë pjesë e kësaj shfaqejeje e cila vjen në fillim të javës tjetër para publikut prishtinas.

Kompozitor i kësaj shfaqje do të jetë kompozitori i njohur kosovar Memli Kelmendi ndërsa skenografia e kostumografia i është besuar Agnesa Malushajt.

Dy reprizat e para vijnë me 17 dhe 19 prill, me fillim prej orës 20:00. / KultPlus.com

Të ngjajshme