Luiza Xhuvani luajti tragjedinë e saj tek “Lukrecia Borxhia”

30 Nëntor, 2017 - 5:29 pm

Nga Frédérique Roussel

Në Maj Teatri Kombetar , një vend i pasur me histori do të shkatërrohet, Eric Vigner zgjodhi të ngjisë në skenë në shqip pjesën e Viktor Hugo-it falë jehonës së saj me traditat e këtij vendi. Ai i ka ofruar rolin kryesor aktores së njohur Luiza Xhuvani, djali i së cilës është aktualisht në burg. Gjashtë shkronja u sollën në skenë nga aktorët : B,O,R,G,I,A. Janë të mëdha dhe të bardha.

Në qendër qëndron kolona pa fund e Bankusit dhe këto përbëjnë thelbin e dekorit. Eric Vigner ka realizuar një skenografi fine dhe të stilizuar të veprës së Viktor Hygo-it.

Ai ka shfrytëzuar thellësinë brutale të skenës , duke patur parasysh përshtatjen e Antoine Vitez, në 1985 : nje skenë boshe, e pushtuar nga erresira, e skalitur nga zëri dhe lëvizjet e aktorëve. Çdo gjë luhet në tragjiken e brëndshme të personazheve , në veçanti të Lukrecias, nënë inçestuale, e cila do të donte të fshinte me dashurinë e saj krimet e klaneve tiranike dhe dekadente. Për herë të parë në datë 12 Maj, “Lukrecia Borxhia” , nje pjesë mbi pushtetin(repriza ne Nëntor në Festivalin Mettre en scene në Rennes) u soll në skenë në Tiranë.

Kjo nuk është hera e parë që e shohim Eric Vigner-n në Tiranë, drejtor i teatrit CCCB-Teatri i Lorient prej 1996 deri më 2015. Në 2007, ai vjen ne Shqipëri, me ftesë të drejtorit të Teatrit Kombetar në Tiranë, Kristaq Skrami me pjesën «Berberi i Seviljes» të Beaumarchais duke patur në vemendje historinë politike dhe kulturore të vendit. Asnjëherë më parë nje regjisor francez nuk kishte drejtuar një trupë shqiptare brenda mureve të saj dhe në gjuhën e saj.

Dhjetë vjet më vonë, është pikërisht «Lukrecia Borxhia » ,vepra e përkthyer për këtë rast, e cila shumëfishon ekot e situatës politike të këtij vendi në Ballkan. «Kisha marrë me vete në avion një pjesë të Koltès dhe Lukrecia Borxhia-n, tregon Eric Vigner. Kisha ruajtur një kujtim të vagët të pjesës të Viktor Hygos të cilën nuk e kisha lexuar më që prej njëzet e pesë vjetesh”.

Regjisori menjëherë pa një projekt që i përshatej kulturës shqiptare, e identifikuar ndër shekuj nga ligji sy për sy dhe dhembë për dhëmbë, «Kanuni » një lloj drejtësie e zakoneve , na drejton drejt formës së Vendeta(gjakmarrje) ende në jetë në malet e veriut të Shqipërisë.Hakmarrja dhe korrupsioni ushqejnë familjen Borxhia.

«Lukrecia mendon se dashuria do të heqë cenet e trashguara të familjes Borxhia, vazhdon artisti Breton. Është një pjesë e mbushur me paradokse dhe paradokset janë pjesë e kulturës shqiptare, e në të njëjtën kohë familja për ta është shumë e rëndësishme. » Karriera ndërkombëtare Një telefonatë Luiza Xhuvanit, aktores së njohur shqiptare e cila luante rolin e Rozinës te Berberi i Seviljës.

«Në shfaqjen Lukrecia Borxhia, është gjithmonë aktoria që jep një atmosferë të veçantë, shpjegon ajo. Është një heroinë tragjike. » Në interpretimin e Luiza Xhuvanit, 53 vjeç, është dhimbja e brendshme dhe brishtësia që të tërheq dhe jo histeria.

Roli i një nëne në dëshpërim kryqëzohet me historinë e saj personale; kanë kaluar disa vite që kur djali i saj është dënuar me 30 vite heqje lirie. Shqipëria, një shoqëri e vogël prej 3 million banorësh, 800 000 janë vetëm në kryeqytet, e ku të gjithë e njohin situatën tragjike në të cilën është përfshirë ajo dhe familja e saj, do të ngjallë dashamirësi për të.

Ndërkohë që Luiza është një figurë publike e njohur në Shqipëri, e cila ka ndërmarrë një karrierë ndërkombëtare dhe ku spikati në filmin « Slogani »(2011), një film franko-shqiptar nga Gjergj Xhuvani, i cili fitoi çmimin e të rinjve si filmi më i mirë i huaj në Festivalin e Kanës. Që prej tre vjetësh Luiza jeton në Greqi. «I thashë : « Lexoje pjesën » , thotë Eric Vigner. Ajo e lexoi në greqisht dhe e pranoi rolin pas dy ditësh.”

Ky projekt teatral, ku provat e të cilit zgjatën dy muaj e gjysëm, shënojnë hyrjen e Viktor Hugoit në repertorin e Teatrit Kombëtar shqipëtar, por edhe i bie këmbanës së një salle historike. Në fakt, ndërtesa me vendodhje në zemër të qytetit shumë afër me sheshin Skënderbeg, së shpejti do të shkatërrohet. Që atëherë nuk është ndërtuar që te rëzistojë shumë.

Inaguruar nga Musolini ne 1940, kjo sallë italiane(megjithëse me kënde të drejta)është përdorur në fillim si kinema para se të përdorej si teatër. «Topaze» nga Marcel Pagnol ishte premiera që mbështolli në gjirin e saj në 1945 dhe që iu destinua trupës si teatri i ushtrisë ruse ne Moskë. «Para kësaj, kishte vetëm teatro amatore në Shqipëri, shpjegon Hervin Çuli, 46 vjeç, drejtori aktual i teatrit. Historia e teatrit profesional i këtij vendi filloi në vitin 1945″.

Ai tregon. ashtu siç e tregon dhe historia, se vitet e arta që ka njohur teatri kanë qëne vitet 60 dhe 70 me aktorë të njohur si Kadri Roshi, Suljeman Pitrarka ose Violeta Manushi. Para se çensura dhe kërcënimet për burgim të pengonin zhvillimin e një kreativiteti më të madh. Gjithashtu u ndaluan të viheshin në skenë vepra të Çehovit, autor i konsideruar atëherë si pesimist dhe dekadent.

“Gjenerata ambicioze » Ky vend që deri dje ishte totalisht i mbyllur, u hap ne vitin 1991, bishti i bllokut lindor, ai ka pasur mundësi të eksperimentojë mjaft gjëra. Por edhe kultura ka marrë disa goditje.Teatri Kombëtar ekuivalent me Komedinë Franceze me një trupë artistike të përhershme, pa të ndryshonte numri i aktorëve të përhershëm prej 60 anëtarësh në periudhën e regjimit komunist, në 28 anëtarë, sot me kontrata afatshkurtër”.

Në fillim të viteve 90 politika ka dominuar ndjeshëm dhe shumë artistë u bënë pjesë të Parlamentit të Shqipërisë, tregon Hervin Çuli, i shkolluar në Rumani në fillim të viteve 90 i cili ka vënë në skenë vepra nga Çehovi dhe Goldoni. Kemi jetuar njëzet e pesë vjet tranzicioni dhe sot mund të themi se gjenerata e re është ambicioze”.

Tregues i një kohe inkurajuese , vendi po pëson një bum të teatrove dhe të kompanive teatrore. Publiku i Teatrit Kombëtar është shumëfishuar keto tre deri në pesë vite të fundit dhe numri i shfaqjeve ështe trefishuar. Në 2016, të gjitha biletat e shfaqjes “Zbutja e kryeneçes » nga Shakespeare-i, “Tri Motrat » nga Çehov dhe « Tartufi » nga Molieri janë shitur paraprakisht.Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro, femër e letrave dhe përkthyese, është mbështetëse e artit. Që prej një viti, kryeministri, Edi Rama, ka shpallur hapjen e nje teatri të ri në një uzinë të vjetër të pashfrytëzuar, Turbina.

E megjitashtë ndërtesa e Teatrit Kombëtar, e destinuar për të qënë provizore, ka mbijetuar shtadhjetë vjet. Gjëndja e saj është degraduar në mënyrë të konsiderueshme, krisje, rrejdhje, shkallë që rrezikojnë të bien, mungesë ngrohje dhe ajri të kondicionuar. Edhe materialet brenda lënë për të dëshiruar , është dashur të sillen prozhektorë nga Franca për të ndriçuar ashtu si duhet « Lukrecia Borxhia-n.»

Në lozha, pas shfaqjes Luiza Xhuvani, që nuk kishte shkelur në këtë skenë që prej katër vitesh, na rrëfehet për rolin : «Më mundësoi të them gjëra që nuk do të kisha thënë dot kurrë » . Dhe shton : «Teatri është një katarsis, Eric Vigner është një regjisor që bën teater si të ishte film. Ai është një kineast» .Përfundon Luiza Xhuvani , e cila pritet të sjellë në Greqi, rolin e Medeas.

Të ngjajshme