Big Beni lëshon tingujt e fundit, pastaj fillon restaurimi (LIVE)

21 Gusht, 2017 - 1:03 pm

Një nga mrekullitë e botës, kulla orë e Big Benit në Londër, do të lëshojë në këto momente 12 tingujt e fundit. Më pas ajo do të heshti për 4 vite, pasi do restaurohet deri në vitin 2021.

Rinovimi përfshin instalimin e një ashensori të brendshëm, riparimin e akrepave, mekanizmave dhe lavjerrësit, në një vlerë të përgjithshme 29 milionë paund.

Big Beng është një ndër kullat orë më njohura në botë. Lartësia e saj është 96 metra. Ajo filloi të ndërtohet në vitin 1858 dhe përfundoi në 1859. Big Beni dallohet për saktësi në tregimin e orës.

Në historinë 157-vjeçare tingujt kanë heshtur vetëm disa herë. Në vitin 2007 ku zgjati gjashtë javë dhe në vitin 1976, pas një dëmtimi ë rëndë të mekanizmave të orës, ndërprerja ishte 9 muaj. / KultPlus.com

Të ngjajshme