Mirela Kumbaro, ministre e Ministrisë së Kulturës edhe në Qeverinë ‘Rama 2’

27 Gusht, 2017 - 3:25 pm

Kryeministri shqiptar Edi Rama, sot ka shpallur kabinetin e ri në Qeverinë e re ‘Rama 2’.

Në këtë qeveri janë ndërruar disa emra por Ministrinë e Kulturës edhe për një mandat tjetër do të vazhdoi ta udhëheq Mirela Kumbaro, shkruan KultPlus. Ajo udhëhoqi këtë ministri përgjatë katër viteve të qeverisë ‘Rama 1’ me disa suksese si në trashëgimi, film, muzikë, teatër…

Ndërsa qeveria ‘Rama 2’ është formuar me 50% gra, ku do të ketë 11 ministri dhe 2 ministra shteti. Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkrijë 8 ministri të mëparshme, të shtoj 2 të reja, e duke reduktuar numrin e tyre nga 19 në 13 ministri. Dy ministri e reja janë: Ministria e Shtetit për Shqiptarët Jashtë Kufijve dhe Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrësve./ KultPlus.com

Të ngjajshme